Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nga një tubim në Vushtrri sot kur nisi zyrtarisht fushata zgjedhore, tha kjo komunë “është mobilizuar fuqishëm për Kosovën fituese”.
“Vushtrria është mobilizuar fuqishëm për Kosovën fituese, #VeçVEPRA, sepse, si kurrë më parë, Kosova ka nevojë për të rikthyer zërin e arsyes, njerëz që pas vetes kanë veçVEPRA. Koalicioni ynë është bashkuar për Kosovën, për pavarësinë energjetike, zhvillimin ekonomik, anëtarësimin në NATO dhe mirëqenien për çdo qytetar”.
Nisma e Limajt këto zgjedhje garon në koalicionin AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30.