Limajt, Haradinajt e Selimit vazhdon t’u ndalohet hyrja në SHBA

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 16:04 | Nga

Zyra Amerikane për Kontroll të Aseteve të Huaja, zyrë kjo që funksionon në kuadër të Thesarit Amerikan, ka përditësuar listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA.

Në këtë listë vazhdon të mbetet emri i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, si person i padëshirueshëm në këtë shtet.

Veç tij, pjesë e kësaj liste janë edhe dy deputetë të kësaj legjislature, vëllai i kryeministrit, Daut Haradinaj nga AAK si dhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, raporton Koha.net.

Ndërkaq, nuk mungojnë as emra kryetarësh të komunave, ku ndër ta është Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe ish-deputetët e PDK-së, Azem Syla e Rrustem Mustafa.

Në këtë listë janë të përfshirë edhe emra të tjerë shqiptarësh të Maqedonisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme