Limani: Çdo ngritje e çmimeve ul jetesën e qytetarëve

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, ka folur për ndikimin te qytetarët që kanë ngritjet e çmimeve.

Ai në emisionin Desku në KTV, tha se te produktet e ekzistenciale nuk ka elasticitet.

“Çështja e ngritjes së çmimeve te produktet e ekzistenciale nuk ka elasticitet. Prandaj, çdo rritje e nivelit të çmimeve ndikon ë xhepin e konsumatorëve, përkatësisht ul nivelin jetësor të tij për arsye se zvogëlon fuqinë blerëse. Në qoftë se para inflacionit, fjala bie me një shumë prej 50 euro e mbushë një shportë me të mira materiale pas inflacionit zvogëlohet për arsye se çmimet ngrihen e pagat mbetëm të njëjta”, ka thënë Limani.

Të ngjashme