Limon, kripë dhe piper, kura ideale kundër sëmundjeve të stinës

Prishtinë | 26 Shk 2023 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Trajtimet më të mira natyrale kundër disa sëmundjeve e kanë pikënisjen në kuzhinë. Një prej këtyre trajtimeve të mira dhe krejtësisht natyrale është ajo me limon, kripë dhe piper. Kura me tre përbërës funksion kundër disa problemeve dhe çrregullimeve.

Fyti i acaruar

Në një kavanoz hidhni lëngun e tre limonëve të freskët, një luge çaji me piper të zi pluhur dhe një lugë çaji me kripë deti.

Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe pjesën e mbetur mbusheni me gjysmë gote ujë të ngrohtë.

Këtë përzierje mund ta kombinoni për të bërë gargarë për fytin disa herë në ditë.

Gjithashtu ajo ndihmon në parandalimin e kollës.

Rekomandohen edhe disa kura të tjera natyrale të cilat i gjeni më poshtë.

Të përzierat

Nëse vuani nga të përzierat atëherë tresni një lugë gjelle me lëng limoni dhe një lugë çaji me piper të zi pluhur. Hidhini të dyja në një gotë 250 ml me ujë të vakët dhe pijeni ngadalë.

Azma

Zieni 2 fara karafili, 10 kokrra piperi të zi dhe 15 gjethe të freskëta borziloku me një gotë ujë.

Pas 15 minutash zierje, kullojeni lëngun dhe hidheni në një kavanoz qelqi. Shtoni dy lugë gjelle me mjaltë dhe pasi të ftohet futeni në frigorifer.

Kjo kurë krejt natyrale përdoret dhe është efikase kundër azmës.

Pini nga pak çdo ditë.

Gjakderdhja nga hundët

Momenti i një hemorragjie të papritur nga hundët mund të shkaktojë frikë, shqetësim dhe shpesh panik.

Sipas të dhënave, hemorragjia nga hundët në përgjithësi nuk është tregues i ndonjë problemi serioz mjekësor dhe mund të trajtohet edhe në kushtet e shtëpisë.

Lageni një copë pambuku me lëng limoni dhe vendoseni në flegrën e hundës.

Mbajeni kokën mbrapa dhe prisni disa minuta.

Rënia në peshë

Përzieni dy lugë gjelle me lëng limoni me një gjysmë luge çaji me piper të zi dhe një lugë gjelle me mjaltë.

Shtoni një gotë ujë të vakët dhe pijeni nga pak çdo mëngjes esëll.

Kjo kurë rekomandohet kundër mbipeshës. Ajo është shumë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme