Lindi në shtëpi, vdes më pas një foshnje në Gjinekologji

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur një foshnje dje në Klinikën e Gjinekologjisë.

Sipas policisë, foshnja ishte lindur në shtëpi për ta dërguar më pas familjarët në QKUK.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“QKUK. Prishtinë 16.10.2023 – 01:15 Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme