Lindsay Lohan dhe partneri i saj Bader Shammas do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vet aktorja për TMZ.
“Ne jemi shumë të emocionuar për ardhjen e anëtarit tonë të ri të familjes dhe mezi po presim këtë kapitull të jetës sonë”, shprehet ajo.
Lindsay dhe Bader u martuan vitin e kaluar. Ata filluan të takoheshin pak para se pandemia të mbyllte botën, dhe në nëntor të 2021 Lindsay njoftoi fejesën e tyre.