Në emisionin “Siwar Shoaib” të Kuwait TV ka qenë mysafire Lindsay Lohan, e cila ka pohuar se disa herë ka falur namaz dhe tre ditë rresht ka agjëruar vitin e kaluar gjatë muajit të Ramazanit.
Lindsay Lohan vite më parë është parë në rrugët e New Yorku-ut teksa mbante në duar librin e shenjtë të Kuranit, e cila gjë kishte shkaktuar komente dhe fyerje në drejtim të aktores, gjersa kjo e fundit ka pohuar se nuk i kupton se si këto gjëra mund të ndodhin në vendin e demokracisë – ShBA.
Lindsay Lohan me Kuran në dorë rrugëve të New Yorkut.
Lohan në televizionin arab zbuloi se kishte agjëruar për tri ditë rresht dhe se “ishte e vështirë, por ndihesha tejet mirë”.
Aktorja ka folur edhe në lidhje me fotografinë e famshme me librin e shenjtë në dorë duke thënë se “Qëllimi im nuk ishte vetëm të mbaja në dorë një libër. Kurani është një ngushëllim për mua, diçka që më mungon në shpirt”.
Ajo pohoi se kishte lexuar 15 faqe të Kuranit ndërsa është përpjekur të shkruaj edhe në gjuhën arabe.
Aktorja 30 vjeçare ka thënë gjithashtu se ndjehet më e qetë në shpirt teksa e lexon Kuranin e Shenjtë.
Lohan aktualisht është duke u rehabilituar prej varësisë prej alkoolit dhe drogës, ndërsa pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemasë gjatë fundit të këtij viti.