Lini ca gjëra mangut, “minimalizmi” ndihmon familjet të reduktojnë stresin

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Para shtatë vjetësh, burri im ishte në ushtri. Përkundër planifikimit tonë të kujdesshëm na u desh të zhvendoseshim, fëmijët dhe unë ishim vetëm dhe na u desh që gjithçka ta paketojmë vetë.

“Asnjëherë nuk e kupton se sa gjëra ke deri sa fillloni t’i vendosni në një kuti,” ka thënë Allison Fallon.

Gjatë kësaj lëvizjeje kostoja reale e rrëmujës sime filloi të bëhej me dhimbje të dukshme. Në këtë stres dhe tronditje, lindi dëshira ime për thjeshtësi.

Pse familjet kanë nevojë për minimalizëm?

Për të reduktuar rrëmujën dhe ngarkesën

Kur familjet jetojnë mes orareve të ngjeshura, rrëmujës dhe ngarkesës, hapi i parë që duhet bërë është të bëni më pak, që do të thotë të bëheni minimalist. Minimalizmi nuk është vetëm për beqarët, studentët apo njerëzit që duan një jetë të pakomplikuar. Minimalizmi është për të gjithë dhe veçanërisht për familjet.

Për t’u qetësuar

Në një sondazh të zhvilluar nga Ellen Galinsky, 1000 fëmijëve iu kërkua të shprehnin një dëshirë për prindërit e tyre. Shumica e tyre dëshironin që prindërit e tyre të ishin më pak të lodhur e të stresuar. Studimet tregojnë se stresi i prindërve ul sistemin imunitar të fëmijëve, dobëson trurin e tyre dhe shton rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve mendore tek ata. Minimalizmi ndihmon familjet të reduktojnë stresin.

Për të lënë ca gjëra pa bërë

Nëse familja juaj funksionon si një celular, gjithmonë në kontakt, e karikuar dhe e pajisur me gjithë aplikacionet për të kryer të gjitha nevojat e familjarëve, shanset janë që energjitë t’iu shterrojnë. Minimalizmi iu ndihmon të eleminoni rrëmujën, kaosin dhe ankthin në familje duke përcaktuar mirë prioritetet.

Për të kursyer ca para

Imazhi i një familjeje të suksesshme nëpër media është ajo që ka një shtëpi perfekte, fëmijë të edukuar, të shkëlqyer në shkollë dhe jashtë saj, prindër që i bëjnë të gjitha dhe ngjitin shkallët e karrierës. Duke u përpjekur të arrijnë këtë imazh, familjet kalojnë më shumë kohë duke punuar për të ndërtuar gjëra që nuk kanë kohë t’i shijojnë. Të qënurit minimalist të ndihmon të shohësh dhe të krijosh kohë për gjërat që me të vërtetë vlejnë në jetën tuaj.

Për të qënë mirënjohës

Mirënjohja ndihmon të vlerësosh ato që ke dhe të mos kërkosh gjëra që nuk të duhen.

Për më shumë shëndet

Në një studim të fundit u vu re se njerëzit në ambjente të rregullta zgjidhnin ushqim më të shëndetshëm se ata në ambjente të rrëmujshme. Dr. Eva Shalom shpjegon “Rrëmuja është stresante për trurin ndaj njeriu është më i prirur të verë në punë mekanizma mbrojtës në ambjente të tilla siç janë relaksimi nëpërmjet të ngrënurit dhe sasi më e madhe ushqimi”

Për t’u organizuar

Shoqata Ndërkombëtare e Organizatorëve Profesionalë raporton se ne kalojmë një vit të jetës sonë duke kërkuar gjërat që kemi humbur. Organizimi është mëse i domosdoshëm në familje dhe minimalistët thonë: “Mënyra më e lehtë për të organizuar sendet është të heqësh qafe shumicën e tyre”

Për marrëdhënie më të mira

Marrëdhëniet janë baza e të jetuarit mirë dhe familjet e shëndetshme janë element kryesor për një shoqëri të shëndetshme. Stresi dhe mbingarkesa marrin gjithë vëmendjen nga koha e tashme, që do të thotë se ju jeni i shpërqëndruar në momentet e rëndësishme me familjen tuaj. Jeta minimaliste synon të reduktojë ngarkesën dhe punën për të krijuar më shumë kohë, hapësirë dhe energji për pasione dhe njerëz të dashur.

Një jetë minimaliste sjell përfitime për të gjithë.

Të ngjashme