Linja ajrore Kosovë-Serbi, Grenell falënderon Vuçiqin

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka falënderuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për përkushtimin dhe miqësinë e tij.

“Faleminderit zoti President. Ne jemi mirënjohës për angazhimin dhe miqësinë tuaj,” shkruan Grenell në Tëitter, duke iu përgjigjur njoftimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në këtë rrjet social rreth marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kreu i shtetit serb në shkrimin që morri përgjigje nga zyrtari i lartë  shkruan :”I jemi mirënjohës ambasadorit Richard Grenell dhe këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve Robert Cobrien për rolin e tyre kritik në ndihmën për të krijuar fluturime të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit / Prishtinës”.

“Serbia është e gatshme të ndjekë më shumë nisma të tilla, duke i afruar njerëzit në Ballkan”.

Gjatë së hënës në ambasadën amerikane në Berlin u firmos marrëveshja për rikthimin e linjës mes të dyja vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme