Lipjan, gjendet i vdekur në vendin e punës një shtetas i Shqipërisë

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Në Lipjan është gjetur i vdekur një shtetas i Shqipërisë, në vendin e tij të punës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.

“Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të ngjashme