Lipjan: Një vajzë 12-vjeçare vdes pasi shkelet nga traktori

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Universitare të Kosovës, pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku sot në fshatin Vershec të Lipjanit.

Këtë lajm për portalin rtv21.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Vershevc te Lipjanit. Ne aksident kane qene te përfshira një biçikletë dhe një mjet bujqësor(traktor). Si pasoje e aksidentit lëndime te renda trupore ka pësuar ngasëses ja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 20:00, ka ndërruar jetë. Ngasësi i mjetit bujqësor me urdhër te Prokurorit te shtetit është dërguar në mbajtje. Me rasti po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme