Lipjani do të bëhet me çerdhe moderne

Lipjan | 17 Kor 2018 | 14:06 | Nga

Institucioni Parashkollor në Lipjan së shpejti do të bëhet me objekt të ri dhe modern. Ai do të ndërtohet në oborrin e çerdhes aktuale, e cila ndodhet në qendër të qytetit.

Drejtori komunal i Arsimit, Rasim Hasani, ka thënë për Ulpianapress se ky projekt do të financohet nga Komuna e Lipjanit, duke ndikuar dukshëm në përmirësim e kushteve të fëmijëve të cilët do t’i vijojnë aktivitetet në këtë objekt.

“Përmirësimi i kushteve për edukimin e fëmijëve të Lipjanit është dhe do të jetë prioritet i Komunës së Lipjanit, pasi investimi në edukimin e fëmijëve është garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Hasani.

Sipas tij, ndërtimi i kësaj çerdheje do të kontribuojë që “fëmijët e Lipjanit do të edukohen në frymë e kushte evropiane dhe kjo do të bëhet me qasje serioze institucionale”.

Zyrtarët e Komunës së Lipjanit thonë se prioritet i tyre, krahas përmirësimit të infrastrukturës shkollore, është dhe ngritja e cilësisë në arsim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme