Lir Ukaj fiton të artën në garën e Rubikonit 3x3x3 kubë

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Në Prishtinë, në shkollën ISP – lagjja Marigona, u mbajt gara e Rubikonit, në të cilën morën pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Lir Ukaj, i cili përfaqësoi Republikën e Kosovës, e fitoi medaljen e artë në garën e Rubikonit 3x3x3 kubë, në kohën mesatare 6.61 sekonda.

Të suksesshën në garat e Rubikonit u treguan edhe garuesit tjerë nga Kosova.

Gara e Rubikonit është organizuar nga Asociacioni i Rubikonit të Kosovës, i cili është pranuar “World Cube Association” në vitin 2018.

Të ngjashme