Lirohen gjashtë rusët e arrestuar në Kosovë

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 14:44 | Nga

Gjashtë rusë që ishin zënë dhe burgosur nga autoritetet e Kosovës janë liruar. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ambasadës ruse në Serbi, Yuri Pichugin, për agjencinë ruse të lajmeve TASS të enjten.

“Situata me rusët e arrestuar në Kosovë është zgjidhur. Nën juridiksionin e një gjykate në qytetin e Podujevës, ata kanë paguar gjobën e caktuar dhe janë larguar nga Kosova”.

TASS, që Kosovës i referohet si një “republikë e panjohur e Kosovës”, shkruan se dënimi ka qenë 259 euro për secilin nga gjashtë të burgosurit rusë.

Arsyeja e arrestimit të gjashtë rusëve – katër gra dhe dy burra – bashkë edhe me pesë serbë, ka qenë tentimi i kalimit të kufirit ilegalisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme