Janë liruar nga akuza për korrupsion ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqi dhe ish-kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi.
Aktgjykimin lirues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren nga kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha.
Për të akuzuarin Naim Avdyli, Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues.
Në këtë rast të akuzuar ishin tre ish-drejtorët e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj, ish-drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bujar Nerjovaj, ish-inspektori i ndërtimit Bashkim Krasniqi dhe Agron Thaçi, ish-kryeshef ekzekutiv i Infrakos-it raporton. Më 16 janar Prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale për të akuzuarin Naim Avdyli, bashkëpunëtor profesional i Infrakos-it në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Sadik Paqarizit, Nijazi Kryeziut, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqit, Agron Thaçit dhe Naim Avdylit, të cilët i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Sipas aktakuzës, Paqarizi, Kryeziu, Islamaj, Nerjovaj, Krasniqi, Thaçi dhe Avdyli, akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë, kanë tejkaluar kompetencat, nuk i kanë përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Paqarizi, në periudhën kohore 2012-2014, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka lëshuar leje ndërtimi firmës “Breu Petrol”, më 9 gusht 2012, leje ndërtimi për personin Reshat Kamberi, më 25 korrik 2013 dhe leje ndërtimi për personin Xhavit Spahija, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik, i 18 tetorit 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme, duke i shkaktuar dëm Infrakos-it në vlerë të përgjithshme 104 mijë e 674 euro e 61 centë.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Kryeziu, në periudhën kohore 2014-2016, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi personit Nexhat Bytyqi, më 30 maj 2014 dhe leje ndërtimi për personin Avni Haliti, më 21 maj 2014, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i 18 tetorit 2012, e cila është në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063.
Me ç’rast, thuhet se ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm Infrakos-it në vlerë të përgjithshme 104 mijë e 674 euro e 61 centë.
Në aktakuzë thuhet se edhe i akuzuari Islamaj, në periudhën kohore 2016-2017, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi për firmën “Fat Grup”, më 6 mars 2017, po ashtu leje ndërtimi për personin Agron Kuka, më 3 maj 2017, leje ndërtimi për personin Mexhid Karavidaj, më 29 nëntor 2016, si dhe leje ndërtimi për personin Nrec Thaqi, më 8 prill 2017, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i 18 tetorit 2012, e cila është në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063.
Por, në seancën e rigjykimit të mbajtur më 16 tetor 2018, prokurori që kishte në përfaqësim këtë lëndë, Kujtim Munishi, në fjalën përfundimtare, për të akuzuarin Zahir Bajrami kishte bërë rikualifikimin juridik nga vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në atë të “Mashtrimit”.
Sipas prokurorit Munishi, ishte vërtetuar se i akuzuari Zahir Bajrami nuk kishte shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe se vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk kishte të bëjë me veprën penale të keqpërdorimit.
Më pas, 24 tetor 2018, Zahir Bajrami ishte shpallur sërish fajtor, duke u dënuar me një vit burgim efektiv si dhe 5 mijë euro gjobë, derisa Adrian Bajrami, ishte dënuar me një vit burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohej nëse ai brenda dy vitesh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale. Krahas dënimit me kusht, Adrian Bajrami ishte dënuar edhe me pesë mijë euro gjobë.
Por, sërish në mars të vitit 2019, Gjykata e Apelit këtë rast e kishte kthyer në rigjykim, pasi që kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes.
Sipas aktakuzës, Zahir Bajrami, derisa ishte drejtor për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrisë së Kosovës, që nga viti 2012 disa herë ishte takuar me të dëmtuarin Elsadat Musliji, të cilit i kishte premtuar se përmes pozitës së tij, do të ndikojë në Gjykatën e Apelit për heqjen e dënimit prej tre vitesh burgim.
Sipas prokurorisë, Zahir Bajrami, më 9 shkurt 2017, përmes djalit të tij, të akuzuarit Adrian Bajrami, të dëmtuarit Musliji, ia kishte marrë nga 10 mijë euro, duke i shkaktuar dëm, ndërsa për vete kishte përfituar pasuri të kundërligjshme.
Në aktin akuzues thuhet se Adrian Bajrami, fillimisht i kishte marrë të dëmtuarit 10 mijë euro, ndërsa pastaj ia kishte kërkuar edhe 10 mijë të tjera.
Më pas, në aktakuzë thuhet se Elsadat Musliji, e kishte paraqitur rastin në polici, me ç’rast më 9 shkurt 2017, stimulohet rasti nga ana e pjesëtarëve të policisë, ku i pandehuri Adrian ia kishte marrë 10 mijë euro me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.
Pas këtij rasti, Zahir dhe Adrian Bajrami ishin arrestuar menjëherë nga policia, e ku më pas Zahir Bajrami ishte suspenduar nga detyra që mbante në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.