Lirohen tre personat që u intervistuan nga policia për rastin e cigareshitësit

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Tre persona të intervistuar për rastin e cigareshitësit, të cilit iu djeg dora me shkrepëse dhe u incizua, u liruan nga policia.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa dha detaje lidhur me rastin, raporton Gazeta Express.

“Pas intervistimit personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit”, deklaroi Ahmeti.

Lidhur me rastin ka folur më herët edhe vetë i dëmtuari, teksa ka thënë se personat që ia vënë zjarrin në dorë ishin miq të tij.

Ai ka thënë se rastin ka ndodhur më 31 tetor të këtij viti dhe video është bërë me dëshirën e tij për të barë famë dhe se nuk ka pësuar lëndime trupore nga rasti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme