Gjykata e liron nga akuza për dhunë në familje Akil Gjakovën

Prishtinë | 20 Shk 2026 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj xhudistit Akil Gjakovës, i akuzuar për dhunë në familje në vitin 2024, ka bërë të ditur gjykata përmes një njoftimi. 

“Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile. Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ai ishte dorëzuar në prill 2024 në Polici pasi ishte shpallur në kërkim si i akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje. Ajo pati pretenduar se ka përjetuar edhe dhunë psikike. 

Të ngjashme