UP liron nga pagesa e semestrit familjet me më tepër se një student

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 14:52 | Nga

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa çdo studentë i cili në atë universitet ka dhe një motër ose vëlla të regjistruar.

Këtë njoftim e ka dhënë sot Universiteti i Prishtinës në lidhje me aplikimin për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së për vitin akademik 2016/2017.

Vendimi vlenë për studentë të nivelit bachelor dhe master.

“Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë”, shkruan në vendimin e UP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme