Lista e deputetëve të LAA-së (Dokument)

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 14:52 | Nga

Abdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor i LAA në zgjedhjet e parakohshme të cilat u mbajtën me 11 qershor të këtij viti ka arritur të marrë 115,685 vota.

Në bazë të listës ekskluzive që e ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se pas Hotit më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani 64,131, deri sa i treti renditet lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili në zgjedhjet e fundit ka arritur të marrë 35,775 vota.

Po ashtu edhe Driton Selmanaj dhe Lumir Abdixhiku janë në krye të listës së deputeteve më të votuar. Selmanaj ka arritur të marrë 35,350 vota, deri sa Abdixhiku ka marrë 28,980 vota.

Po ashtu Anton Quni ka arritur të siguroj 28,593 vota, deri sa Mimoza Kusari Lila ka siguruar 20,557 vota. Po ashtu nga 15 mijë vota kanë arritur ti sigurojnë edhe Ilir Deda dhe Labinot Tahiri.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme