Lista “Guxo” në Viti përkrah kandidatin e LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vitisë Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës “Guxo” ku u bë e ditur se i njëjti do ta ketë përkrahjen nga iniciativa e udhëhequr nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Lista”Guxo” në Viti në zgjedhjet komunale të 17 tetorit do të përkrah fuqishëm kandidatin e LDK-së në Viti Sokol Haliti”, thuhet në faqen e LDK-së Dega në Viti, transmeton Klankosova.tv.

Në “Listën Guxo”, ka pasur disa pakënaqësi kohëve të fundit, ku zyrtarë të kësaj iniciative në Ferizaj deklaruan se duan të garojnë të vetëm në zgjedhje dhe jo së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të ngjashme