Deputetët e Listës Serbe ende nuk kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës ku do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për demarkacionin.
Lista Serbe ende nuk ka deklaruar nëse do të votojë pro apo kundër kësaj marrëveshje.
Përderisa deputeti serb, Slobodan Petroviq, para fillimit të seancës parlamentare ku në rend të ditës është vota për demarkacionin me Malin e Zi.
Petroviq ka thënë se ai personalisht e ka ndërmend të votojë pro marrëveshjes për Demarkacionin.
“Do ta votojë marrëveshjen e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi”, ka pohuar Peroviq.
“Kështu do të ndodh edhe ikja nga izolimi, pasi në Europë Kosova ka mbetur si një gropë e zezë për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë”.
Petroviq nuk ka mundur të tregojë nëse njëjtë si ai do të votojnë edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.
“Nuk e di si do të votojë Lista Serbë por është në interes të të gjithëve që të votojnë për. Është edhe një lloj presioni pozitivi i bashkësisë ndërkombëtare për votimin e Demarkacionit”.