Lista Serbe në fund do të certifikohet sepse e tillë është procedura ligjore që parandalon arbitraritet politik. Shyqyr që është e tillë sepse nesër e njëjta metodë mund të përdoret kundër partive të cilësdo etnie. Madje thirrje të tilla të rrezikshme ka pasur edhe në të shkuarën për shpalljen e LVV si antikushtetuese.
Si përfundim nga kjo manovër u arrit që:
- Lista Serbe të forcohet në sytë e serbëve të Kosovës si opsioni më “patriotik” në këto zgjedhje.
- Vuçiq ta gjejë edhe një argument viktimizimi në bisedat me perëndimin si dhe ta hap një temë shpërqëndruese, ndërkohë që përballet me protestat më të mëdha kundër tij.
- Rusia të rifaktorizohet në rajon dhe t’i mundësohet të projektojë fuqi (shih telefonatën e parë pas një kohe të gjatë mes Vuçiq dhe Lavrov me temë qëndrore Kosovën).
- Kosova të damkoset ndërkombëtarisht edhe më shumë si cënuese e të drejtave të pakicave që nuk ndjek procedura ligjore.
E gjithë kjo faturë vjen me synimin e vetëm që:
- Metropolitanka e Prishtinës dhe militanti nga Osnabrücku, që adhurojnë verbërisht dhe që nuk e kanë haberin e funksionimit të gjërave, të përjetojnë delir për disa orë dhe ditë në muhabetet e kafeve dhe çajtoreve.
Popullizmi na e ka thy qafën… e tash do edhe me na hangër kryet.