Lista Serbe u ankua në Kurtin, Vuçiqi mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur Këshillin Kombëtar të Sigurisë për sot në orën 10:00.

Ky takim do të mbahet pasi subjekti politik, Lista Serbe ka kërkuar takim urgjent me Vuçiq.

Pika se pse ata i janë drejtuar ‘shefit në Beograd’ është paralajmërimi për vendimin lidhur me targat nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Serbët në veri kanë afat që deri më 31 tetor t’i kthejnë veturat e tyre në “RKS.

Të ngjashme