Liverpool-Man Utd, derbi i javës luhet sonte në Premierligë

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme në Premierligën angleze do të përmbyllet me një super derbi.

Liverpool do të jetë nikoqir i Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në elitën e futbollit anglez.

Liverpool kërkon fitoren për të vazhduar të ruajë kreun e tabelës.

Aktualisht, “Reds” gjenden në pozitën e parë me 37 pikë, një më shumë se Arsenali.

Në anën tjetër, Manchester United është në pozitën e shtatë me 27 pikë gjithsej dhe larg katër pozitave të para në renditjen tabelare.

Të ngjashme