Liverpool mund të eliminohet nga Kupa për shkak të një lojtari “pa letra”

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli fitoi në Carabo Cup me rezultati 2-0 kundër MK Dons, por të besuarit e Jurgen Kloppit mund të eliminohet nga kjo garë.

Një lajm jo i mirë ky për kampionët e Ligës së Kampionëve, pasi me ndryshimet e shumta që kishin në formacion, ata aktivizuan një futbollist që kishte probleme me dokumentacion.

Trajneri gjerman aktivizoi shumë të rinj dhe njëri mes tyre ishte edhe Pedro Chirivellan.

Ky i fundit nuk i ka në rregull të gjitha dokumentet bazuar edhe tek rikthimi tek skuadra e Jurgen Klopp pas huazimit nga Spanja.

Federata Angleze e futbollit pritet të marrë ndonjë masë për gjobitjen e Liverpoolit ose përjashtim komplet nga kjo kupë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme