Real Madridi i është bashkuar Liverpoolit në ndjekjen e mbrojtësit të Sevillas, Diego Carlos.
Carlos ka shkëlqyer këtë sezon me Sevillan pas transferimit të tij në verë nga francezët e Nantes.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Carlos të pëlqehet shumë nga Liverpooli dhe trajneri i tyre, Jurgen Klopp.
Sipas mediumit të njohur Goal, Reds tani kanë një rival të fortë për shërbimet e qendërmbrojtësit.
Real Madridi po e shikon lojtarin si një pasardhës të mundshëm afatgjatë për kapitenin Sergio Ramos.
Ramos është në linjë për t’iu ofruar një kontratë e re dy-vjeçare, por Reali tani është duke kërkuar në mënyrë aktive një zëvendësim eventual për veteranin.
Transferimi i lojtarit nuk do të jetë i lehtës pasi kontrata e tij te Sevilla mbart një klauzolë të blerjes prej 75 milionë eurosh.