Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore në javën e 26-të në Premier Ligë dhe kështu ka marrë përsëri kryesimin në kampionatin anglez.
‘’The Reds’’ mposhtën në shtëpi skuadrën e Bournemouth me rezultatin e pastër 3-0. Dy golat e parë u shënuan në pjesën e parë nga Sadio Mane dhe Giorgio Wijnaldum në minutat 24 dhe 34. Kurse, goli i tretë u shënua nga Mohamed Salah në minutën e 48-të.
Pas kësaj fitore, Liverpooli kthehet në pozitën e parë me 65 pikë, tri pikë më shumë se Manchester City që ndodhet në vendin e dytë.
Ndërsa, skuadra e Bournemouth mbetet në kuotën e 33 pikëve dhe renditet në vendin e 11-të