Liverpooli tërhiqet nga gara për Skriniarin

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Anglisë, Liverpooli është tërhequr përfundimisht nga gara për transferimin e qendërmbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian “Calciomercato”. Liverpooli ishte favorit për ta transferuar Skriniarin në radhët e veta gjatë afatit kalimtar të janarit për të zëvendësuar Virgil van Dijkun e lënduar, por ekipi anglez është tërhequr pasi ka mësuar çmimin që e caktuar nga Interi për lirimin e tij.

Ekipi italian ka kërkuar 60 milionë euro dëmshpërblim për Skriniarin, i cili pritet të largohet muajin tjetër.

Skriniar 25-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme