Lladrovci merr dhuratë fanelën e Granit Xhakës: Numri 34, numër i kampionit

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur krenarinë e tij, për përfshirjen e Ragip Xhakës në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së me numrin 34.

Gjatë një takimi mes tyre, ai i dhuroi Lladrovcit fanelën e Granit Xhakës me numrin 34, si simbolikë e suksesit dhe meritës.

”Kënaqësi e krenari ta kemi në listën e deputetëve të PDK-së për përbërjen e re, Ragip Xhakën, mikun tim të ditëve të vështira të okupimit, të ditëve dinamike të aktivitetit atdhetar, të përkrahjes së UÇK-së dhe mikun e familjes.

Sot, me kënaqësi e takova Ragipin dhe theksova se listës së fitores, listës më të mirë, për Kosovën ma mirë, me meritë i takon numri 34, numër i kampionit, numër i krenarisë në skenën vendore e ndërkombëtare. Dhuratën, ndërresën e Granitit me numrin 34, do ta mbaj në vendin e merituar. Faleminderit!

Besoj fort se prania e Ragip Xhakës në Parlament, do të jetë e mirëseardhur, sepse, Kosova meriton ma mirë, për Kosovën që mundet ma mirë, suksese miku im, Ragip!

Kosova mundet ma mirë!

Bedri Hamza kryeministër!

#PDK131

#BedriHamza1

#MemliKrasniqi2

#RagipXhaka34”, shkruan Lladrovci.

Të ngjashme