Lladrovci në Australi, pritet thellimi i bashkëpunimi me qytetin Greater Dandenong

Greater Dandenong | 08 Qer 2018 | 15:47 | Nga

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka disa ditë gjendet për vizitë zyrtare në shtetin Viktoria të kontinentit australian, në qytetin Greater Dandenong, ku është pritur nga kryetari i këtij qyteti, Youhorn Chea me bashkëpunëtorë, si dhe ish-kryetari në tri mandate, Jim Mehmeti, transmeton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Lladrovcin e ka shoqëruar edhe ambasadori i Kosovës për Australi dhe Zelandën e re, Sabri Kiçmari.

Sipas një komunikate për medie gjatë kësaj vizite, Lladrovci ka bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit në lëmin e arsimit, kulturës, sportit, planifikimin hapësinor dhe në ekonomi.

Ky është postimi i plotë i Lladrovci në rrjetin social “Facebook”:

Në Greater Dandenong afër Melburnit, shteti Viktoria, në Australi, më priti kryetari i këtij qyteti, Z. Youhorn Chea, i cili së bashku me drejtues të kësaj komune, Z. Martin Fidler, Z. John Bennie, dhe Z. Jody Bosman më ofruan mikpritje të paharrueshme.

Falënderim të jashtëzakonshëm shpreh për ish kryetarin e kësaj komune, Z. Jim Mehmeti, i cili për tri mandate udhëhoqi këtë komunë me shumë sukses, duke u bërë i paharrueshëm për historinë e re të këtij qyteti dhe më gjerë. Ai aktualisht është këshilltar i kësaj komune, me sukses prezanton vlerat më të çmuara të kombit tonë, për më shumë se 40 vjet.

Po ashtu, falënderim të sinqertë shpreh për bashkëveprimtarin dhe mikun tim, ambasadorin tonë për Australi dhe Zelandën e re, Dr. Sabri Kiçmarin, i cili na përcolli në çdo hap.

Në takime kemi bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit në lëmin e arsimit, kulturës, sportit, planifikimin hapësinor dhe në ekonomi.

Këtu u njoha me historinë e begatë të këtij qyteti, duke vizituar disa nga vendet e veçanta të këtij qyteti, së bashku me mikpritësit e mi. Gjithsesi, mënyra e administrimit të qytetit ishte përvojë më vete.

Mikpritësit e mi i ftova që të jenë mysafir të komunës së Drenasit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në lëmit me interes për qytetarët tanë.”

Të ngjashme