Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kandidati për deputet i PDK-së, Ardian Kastrati është kontribues i kauzave atdhetare në opinion.
“Prof. Ardian Kastrati, i jep vlerë kandidatëve të listës së PDK-së në Drenas, jo vetëm me kompetencën e tij si intelektual dhe njohës i rrethanave politike, por edhe si kontribues i kauzave atdhetare në opinionin qytetar dhe akademik” ka shkruar ai në facebook.
Postimi i plotë:
Prof. Ardian Kastrati, i jep vlerë kandidatëve të listës së PDK-së në Drenas, jo vetëm me kompetencën e tij si intelektual dhe njohës i rrethanave politike, por edhe si kontribues i kauzave atdhetare në opinionin qytetar dhe akademik.
Përfaqësimi i bastionit të PDK-së me personalitete si Ardiani, është rrugë e mirë e rikthimit të kontribuesve për të dhënë në të ardhmen për Drenasin, Drenicën dhe Kosovën.
Suksese Prof. Ardian Kastrati!