Lladrovci për Thaçin: Të presim faqebardhë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka cituar pjesë nga fjala e Hashim Thaçit sot në seancën e parë ndaj tij në Gjykatën Speciale.

“I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat – përgjigja e thjeshtë, me të vërtetën e madhe nga Hashim Thaçi për akuzat nga Dhomat e Specializuara”, është shprehur Lladrovci.

“Po ashtu, miku im, Hashim Thaçi deklaroi: Aktakuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e aktakuzës. UÇK lindi në robëri, për ta arritur lirinë. Liria është vlera më sublime jona dhe botës demokratike. Askush nuk ka pasur as ka të drejtë ta mohoj lirinë tonë. Kjo vlerë buroi nga gjiri i popullit si domosdo e rrugës për liri”.

“Të presim faqebardhë, miku im Hashim Thaçi”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat – përgjigja e thjeshtë, me të vërtetën e madhe nga Hashim Thaçi për akuzat nga Dhomat e Specializuara.Po ashtu, miku im, Hashim Thaçi deklaroi: Aktakuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e aktakuzës.UÇK lindi në robëri, për ta arritur lirinë. Liria është vlera më sublime jona dhe botës demokratike. Askush nuk ka pasur as ka të drejtë ta mohoj lirinë tonë. Kjo vlerë buroi nga gjiri i popullit si domosdo e rrugës për liri.Krenar me UÇK-në, me themeluesit, pjesëtarët dhe përkrahësit e saj ndërkombëtarë. Krenar me popullin që ia dha bukën, ujin dhe ushtarin për çlirim nga robëria shekullore serbe. E vërteta për çlirim, është e vërtetë që kombit tonë i solli shumë plagë e lot, por ia vlen. Për liri, ia vlen çdo sakrificë.Sakrifica për liri është dhurata më sublime që një qenie njerëzore mund ta bëj për kombin e tij dhe njerëzimin.Të presim faqebardhë, miku im Hashim Thaçi!”.

Të ngjashme