Lladrovci raporton para qytetarëve për punën gjashtëmujore

Drenas | 23 Qer 2017 | 17:04 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin me publikun, ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij gjashtëmujore të këtij viti fiskal.

Në tubim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, drejtor të drejtorive komunale, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe shumë qytetarë.

Ne tubimin me qytetarët, është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Takimin e ka hapur zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, i cili ka treguar rendësin e këtij tubimi me publikun dhe ka treguar se njoftimi është bërë me kohë sipas Ligjit.

Punën një vjeçare e ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ku ka folur për të gjitha projektet e realizuara gjatë këtij viti për secilën drejtori veç e veç si dhe për planifikimin e punëve që do të kryhen gjatë pjesës tjetër të vitit.

Lladrovci ka thënë se janë realizuar të gjitha projektet e parapara të kryhen ne gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe se është krijuar një disiplinë pune sikurse ne sektorët e administratës komunale, ashtu edhe të punëkryerësit që janë të kontraktuar nga Komuna për t’i kryer shërbimet ndaj qytetarëve.

Kryetari Lladrovci ka kërkuar edhe me tutje bashkëpunimin me qytetarë për secilin projekt të realizuar, sepse është ne interesin e tyre që punimet të shkojnë sipas paramasave dhe parallogarive të kontraktuara.

Në realizimin e projekteve kapitale janë realizuar kryesisht ato në rrugë neper lagje, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje të varrezave, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera të planifikuara.

Të pranishmit kanë shtruar pyetje për drejtoret e drejtorive komunale dhe kryetarin dhe kanë dhënë propozimet e sugjerimet e tyre për përfaqësuesit e zgjedhur komunal lidhur me realizmin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 dhe ato projekte që janë të planifikuara për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme