Lladrovci: Sot në barrikadë nuk ishte veç Drenica, por krejt Kosova

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 12:53 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar se “në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, ata nuk ishin vetëm”.

“Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë…Prekazi, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi… e krejt Kosova”, ka shkruar Lladrovci, në një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

“Sot, në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata. Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë…Prekazi, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, … e krejt Kosova.

Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb. Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë”.

Të ngjashme