Lladrovci takohet me O’Connell, flasin për bashkëpunim

Drenas | 31 Jan 2018 | 15:21 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell me të cilin ka diskutuar për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me ambasadën e Britanisë së Madhe.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar ne përgjithësi ambasadorin O’Connel, për Komunën e Drenasit, respektimin e Ligjit, përmbushjen e kuotës gjinore në organet vendimmarrëse të komunës, projektet të rëndësishme për të mirën e qytetarëve dhe mundësitë që ofron Komuna për zhvillimin e bizneseve.

Ambasadori O’Connel ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe ka uruar për marrjen e mandatit. Ai ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për zbatimin e Ligjit, respektimin e kuotës gjinore dhe është zotuar do t’i shfrytëzoj mundësitë për bashkëpunim mes Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Komunës së Drenasit.

Ambasadori O’Connell dhe kryetari Lladrovci kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku pushon trupi i Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme