Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtori i Arsimit, Tafil Halilaj, kanë vizituar sot të gjitha shkollat ku është zhvilluar testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta.
Gjatë vizitës, kryetari Lladrovci ka motivuar nxënësit, duke ju thënë se vetëm përmes rezultateve të mira të arritura në mësim varet e ardhmja e juaj dhe e vendit.
Testi i arritshmërisë është mbajtur me të gjithë nxënësit e 29 shkollave fillore të Drenasit, për nxënësit e klasave të nënta.
Gjithsej i janë nënshtruar këtij testi 1 083 nxënës nga 29 shkolla fillore, ndërsa testi i arritshmërisë është mbajtur në dy shkollat e mesme, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe “Fehmi Lladrovci”, në tri shkollat fillore, në “Ali Gashi” Çikatovë e Re, “Rasim Kiçina” në Drenas dhe “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran.