Lideri aktual i Ipko Superligës së Kosovës, Prishtina ka barazuar në javën e 16-të në udhëtim te Ferizaj.
E gabimin e Prishtinës do të mundohen ta shfrytëzojnë edhe ekipet tjera që janë në garë për titull.
Llapi që aktualisht është tetë pikë larg kryeqytetasve synon fitore në përballje me Flamurtarin në Prishtinës për t’iu afruar në pikë liderit.
Djelmoshat e drejtuar nga Bekim Shotani vijnë në këtë takim pas dy fitoreve të njëpasnjëshme dhe synojnë të vazhdojnë edhe këtë javë me triumf.
Në anën tjetër, Flamurtari në këtë takim vije pas humbjes minimale 1-0 në Prizren nga Liria.
Interesant pritet të jetë edhe në Suharekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Gjilanit.
Ekipi i rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas një serie të fitoreve, ka pësuar dy humbje dhe synon të rikthehet tek rezultatet pozitive.
Ndërkohë gjilanasit janë në pozitë të mirë ku në tri takimet e fundit kanë marrë shtatë pikë dhe do të tentojnë të nxjerrin rezultat pozitiv.
Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të zhvillohet në Obiliq, me KEK-un që do të jetë nikoqir i Lirisë.
Të gjitha ndeshjet e javës së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës fillojnë nga ora 13:30.