Lluka: Deri në vitin 2030 Kosova do të ketë 30% të konsumit energji të ripërtërishme

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 10:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka vazhduar dita e dytë e konferencës për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon me temë “Energjia e së ardhmes”, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova duhet të zhvillojë më shumë energjinë e ripërtërishme ngase sipas tij, ka shumë mundësi që të fokusohet në këtë sektor.

Ai më tej ka shtuar se deri në vitin 2030 synohet që 30% të konsumit të energjisë të jetë e ripërtërishme.

“Energjia e ripërtërishme në Kosovë nuk është zhvilluar sa duhet, Kosova plotëson 24.6% të tragetit. Nëse në një të ardhme të afërt nëse hiqet peletit nga energjia e ripërtërishme atëherë duhet punuar në një metodë më agresive për të arritur në marrëveshjen e re që jemi duke finalizuar të parashihet se Kosova deri në 2030 të ketë 30% të konsumit të energjisë së ripërtërishme”, tha Lluka.

“150 milionë euro duhen minimum investime vjet për vjet në mënyrë që të plotësohen këto kritere”, shtoi ai.

Lluka tha se shpreson se Qeveria e ardhshme e Kosovës të vazhdojë të punoj me po këtë intensitet në mënyrë që të shtyhen projektet përpara.

“Janë shumë projekte të mëdha për qindra megavat nëse vitin e ardhshëm vjen fryma e njëjtë në Qeveri do të shtyhen përpara dhe Kosova të jetë në caqe më të mira se që jemi tani”, tha Lluka.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se Gjermania dhe vendet e BE-së janë të interesuara të mbështesin Kosovën dhe sfidat që ka përpara bashkë me Qeverinë e vendit.

“Është një hap i madh për krijimin e vetëdijesimit dhe për të diskutuar zgjidhjet praktike kjo ka të bëj me angazhimin qytetar dhe bizneset”, tha Heldt.

“Ne jemi këtu të ju mbështesim në këtë rrugë dhe agjencitë tona KSDË dhe GIZ po e bëjnë këtë punë që 20 vjet dhe se shpejti do ta festojmë këtë përvjetor bashkëpunimi”, tha ai.

“Ne jemi këtu të vazhdojmë të ju ndihmojmë dhe aktualisht jemi në fazën e zbatimit të një parku 105 megavatesh në veri të vendit ku gjermanet bashkë me partnerët izraelit janë në terren dhe është duke u zbatuar, kemi ndihmën e qeverisë së Kosovës, politikat udhëheqëse kanë plan energjinë, por duhet parë zbatimin”, shtoi Heldt.

Heldt tha se Kosova ka potencial më shumë se Gjermania që të përdor burimet natyrore për të krijuar energjinë, raporton EO

“Të gjithë kemi parë burimet natyrore të Kosovës që vijnë nga lartë sasia e diellit që kemi në Gjermani kanë një potencial të madh por duhet të ketë një qasje të strukturuar dhe Kosova duhet zgjedhur rrrugën e drejtë për një qasje energjike”, tha ai.

“Ekonomia e gjelbër dhe energjia e ripërtërishme përfitimet e kësaj energjie janë të qarta, përfshirja e tranzicionit energjetik në Kosovë përfshin mundësitë për biznes, krijohen vendet e reja punës dhe rritet qëndrueshmëria ekomomike”, tha Heldt.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi, tha se progresi i energjisë ka shkuar me hapa të ngadaltë.

“Është një progres në aspektin e energjisë, ka shku progresi por me hapa të ngadaltë, ne i kemi pritjet më të mëdha investimet po shkojnë në pjesën tjetër, jemi duke diskutuar mu heq tarifa nxitëse me pas instalim të megavateve solare”, tha Ejupi.

“Ajo që na pengon është se kemi mbete pjesë e një strategjia që 15 vjet kemi mbet rob i një strategjie dhe vetëm po sillemi rreth saj, kemi rishikuar se çka mungon dhe cka duhet me qenë më mirë, në strategjinë e energjisë mungon nafta dhe tani ka sulm terrorist në Arabi Saudite dhe Kosova ka rezerva për naftë vetëm 3-4 ditë”, tha ai.

Ejupi tha se qeveria e ardhshme duhet rishikuar strategjinë dhe me qenë më inovativ.

“Qeveria e ardhshme duhet me shikuar për rishikimin e strategjisë, hidrogjeni po konsiderohet si mjet që mundet me qenë energji, dikasteret e ministrisë duhet me qenë më inovativ me përcjell energjinë se kur bëhet një strategji me qenë të përgatitur për atë që po vjen”, shtoi Ejupi.

Në këtë konferencë u kritikuan partitë që nuk po marrin pjesë në këtë organizim kaq të rëndësishëm për energjinë dhe zhvillimin e vendit, ku vetëm kandidatët për deputetë, Hekuran Murati nga VV dhe Dardan Sejdiu nga PSD morën pjesë në panel.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/523530401789192/

Të ngjashme