Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj punësimeve të jashtëligjshme ku ka thënë se vetë Telekomi duhet të merret me menaxhimin e kësaj ndërmarrje dhe të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen.
Postimi i plotë:
Lidhur me deklaratën publike të Bordit të Telekomit të Kosovës:
Bordi i ndërmarrjes publike Telekomi Sh.A. duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes në fjalë, të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen, të rishikoj kontratat e dëmshme si dhe të adresoj humbjet e mëdha që kjo ndërmarrje po i realizon … dhe jo të merret me politikë.
Ministria që unë drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike për keqmenaxhim dhe dëmtim të aseteve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, edhe unë do jap përgjegjësi për punën time para qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Deklarata publike e Bordit të Telekomit: https://goo.gl/3FBG1a