Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se përzgjedhja e Peter Beyer si raportues për Kosovën, është një lajm shumë i mirë për vendin tonë.
“Lajm shumë i mirë për vendin tonë përzgjedhja e raportuesit për Kosovë nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku me shumicë votash u zgjodh Peter Beyer, deputet nga koalicioni CDU-CSU i Kancelares Angela Merkel”, ka shkruar Lluka.