Pikë e 11 e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit ishte Raporti i performancës së ndërrmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se MZHE-ja është munduar të marrë masa për përmirësimin e gjendjes në ndërrmarrje publike, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se të gjitha ndërmarrjet përballen me probleme serioze.
“Të gjitha ndërrmarrjet ballafaqohen me probleme serioze dhe duhet të bëhen ndryshime. Raportet kanë qenë gati në afat kohor por për shkak të zhvillimeve të fundit në vend nuk kanë mundur të miratohen deri më tani. Në përgjithësi janë 16 ndërrmarrje publike në pronësi të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, performanca e tyre është në rënie, kanë munguar masat adekuate për ndryshimin e gjendjes duke reduktuar shpenzimet dhe duke përmirësuar efikasitetin e vet”.
Lluka bëri të ditur se në vitin 2016 me humbje kanë punuar nëntë kompani, ndërsa në vitin 2016 dhjetë kompani.
“Në vitin 2016 shpenzimet kanë qenë për 29 milionë euro më të larta se të hyrat pikërisht në ndërrmarrjet me humbje, është rritur numri i punëtorëve dhe shpenzimeve. Në vitin 2015 me humbje kanë punuar 9 kompani dhe vitin 2016 kanë punuar me humbje 10 kompani. Përkundër kësaj situate në këto ndërrmarrje ka vazhduar komoditeti dhe anëtarët e bordit kanë pasur shpenzime të ndyshme duke shpërblyer me bonuse”.
Lluka ka thënë se kanë ndaluar bonuset për anëtarët e bordit dhe shpenzimeve pa arsyetime të duhura.
“Jemi munduar të marrim masa për përmirësimin e situatës së përgjithshme. Nuk është lehtë se problemet janë shtresuar me vite të tëra. Kemi marrë masa në ndalimin e bonueseve për anëtarët e bordit dhe shpenzimeve pa ndonjë arsyetim të duhur”.