Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka nuk ka pasur mundësi që të raportoj në komisionin për Zhvillim Ekonomik, kjo në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhje kanë munguar anëtarët, Mimoza Kusari-Lila, Qendron Kastrati, Gani Dreshaj dhe Dardan Molliqaj.
Kryetarja e komisionit Sala Berisha-Shala ka falënderuar ministrin Lluka duke shprehu keqardhje që kolegët deputetë nuk ishin të pranishëm në mbledhje
“Faleminderit që keni ardhur por s’ka kuorum dhe nuk mund të vazhdojmë tutje. Mirupafshim në takimet tjera duke shpresuar dhe uruar që të jenë të gjithë deputetët këtu”, tha ajo.