Lluka: Fillon shpronësimi në Shipitullë, do ta evitojmë rritjen e çmimit të rrymës

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 12:53 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka konfirmuar për Ekonomia Online se shpronësimi në Shipitullë do të fillojë sot. Ai ka shtuar se tash KEK-u do të punojë 24 orë në nxjerrjen e qymyrit.

“Sot po fillon shpronësimi në Shipitullë. Është një çështje shumë me rëndësi për vendin. Ka qenë një periudhë dyvjeçare që e ka mbajtur vendin peng dhe me shpronësimin në Shipitullë tash KEK-u do të punojë në 24 orë në nxjerrjen e qymyrit”, tha ai.

Sipas tij, deri në shkurt do të punohet me kapacitete të plota që të evitohet rritja e çmimit të rrymës.

“Në mënyrë që kur të vijë koha e përfundimit të gjitha rezervave që është dikur në shkurt të mos kemi pengesë dhe të kemi kapacitete të plota në mënyrë që të evitojmë çdo rritje të çmimit të rrymës”, shtoi Lluka.

Shpronësimet në Hade dhe Shipitullë do të kushtojnë 25 milionë euro krejt kjo për shkak të vonesës për shpronësimin e 52 hektarëve.

Kryeministri Ramush Haradinaj më 9 dhjetor u ka dhënë afat banorëve të Shipitullës dhe Hades që t’i nënshkruajnë kontratat me ofertën që u ka dhënë Qeveria.

“Pas dhjetë ditësh zbatohet Ligji për Shpronësim që është gjysma e asaj që iu kemi ofruar dhe me ekskavatorë do të hiqen nga aty”, kishte thënë Haradinaj.

Aktualisht janë vetëm dy blloqe duke prodhuar rrymë në KEK deri në 450 MW.

 

Të ngjashme