Lluka takon Haskukën, premton qasje në sistemin e ujësjellësit për fshatrat e Prizrenit

Prizren | 04 Pri 2018 | 15:21 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka  ka vizituar komunën e Prizrenit ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Luka tha se arsyeja e vizitës është që të siguroj mbështetje se Prizreni do të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duke u fokusuar sidomos në qasje në sistemin e ujësjellësit për fshatrat.

“Integrimi i fshatrave të komunës së Prizrenit në sistemin e ujësjellësit është shumë me rëndësi, sepse kemi fshatra që nuk kanë ujë të sigurt dhe duhet të integrojmë në këtë aspekt”, tha ministri Lluka.

“Tani kemi një donacion i cili ka për qëllim integrimin e fshatrave për sistemin e ujësjellësit”, shtoi Lluka.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se diskutuam për shumë çështje për zhvillimin ekonomik në këtë komunë edhe në Kosovë.

Haskuka u shpreh se me ministrin diskutua edhe për çështjen e zonës ekonomike në Prizren, ku sipas tij, në këtë aspekt duhet punuar edhe më shumë.

“Diskutuam edhe për çështjen ku shumë fshatra janë jashtë sistemit të hidroregjionit dhe për mënyrën se si t’i integrojmë këto fshatra që të kemi ujë të sigurt për qytetarët dhe qe shëndeti publik të jetë në fokus, po ashtu biseduam edhe për mundësit e riciklimit të mbeturinave në Prizren”, tha Haskuka.

Lluka ka vizituar edhe banorët e fshatit Gornje Ljubinje. Lluka shtoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të investojë bashkë me komunën e Prizrenit duke shtuar se kanë përkrahje nga Ministria e Financave.

Të ngjashme