Lluka: Telekomi duhet të privatizohet

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 11:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka arritur të bindë punëtorët e Postës që ta ndërprejnë grevën përkohësisht deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Lluka këto komente i bëri në një konferencë për media, pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Postës, Etrit Hoti, raporton Ekonomia Online.

“Sot në mëngjes jemi takuar me kryetarin e sindikatës së postës dhe jemi paktuar që të gjejmë ndërmjetësim për zgjidhjen e pagesës së qerasë së postës. Sot kanë filluar të shpërndahen pagat dhe greva ka përfunduar. Është një arritje për një periudhë të përkohshme”.

“Do të bëjmë zgjidhje afatgjate dhe më të qëndrueshme, si rezultat do të fokusohemi në muajt e ardhshëm në strategjinë e Postës së Kosovës, domethënë në rritjen e shërbimeve në menaxhimin më të mirë të shpenzimeve operative”.

“E dini që telekomi është në krizë financiarë mjaft serioze dhe ka pasur edhe vështirësi në pagesat me kohë të qerasë të Postës së Kosovës. Kjo e fundit, të hyrat kryesore i ka nga qiraja që merr telekomi dhe problemi tjetër vazhdon edhe me shpenzimet operative të postës. Kjo krijon efekt negativ për pagesën e pagave” tha Lluka, raporton Ekonomia Online.

Ai deklaroi se Telekomi duhet të privatizohet.

“Telekomi i Kosovës duhet të privatizohet, e vetmja formë për të siguruar një ekzistencë sic duhet edhe për punëtorët edhe për Telekomin. Jo tani, sepse është në vështirësi të madhe financiare dhe nuk ka interesim nga investitorët e huaj, por për një kohë afatmesme afër dy viteve duhet të privatizohet”.

“Sa i përket postës, duhet të mbetet shtetërore për arsye të shërbimeve që i bën.  Duhet të mbetet shtetërore dhe nuk ka atraktivitet për të tërhequr investime të huaja”, pohoi Lluka.

Të ngjashme