Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dhënë përkrahje për projektet të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e grave dhe vajzave në TIK.
Lluka me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK në konferencën “Vajzat në TIK 2019”, tha se projekti për 400 gra ka trajnuar ato për të gjetur punë online dhe ka rezultuar shumë i suksesshëm, raporton Ekonomia Online.
“Kjo ka dëshmuar që kur ka vullnet mund të ketë edhe përmirësim të situatës ku vajzat dhe gratë dominojnë në një sektorë që është shumë premtues në të ardhmen e vendit. Nëse themi për sektorin premtues për 10-20 vitet e ardhshme padyshim që është sektori i TIK-ut dhe aty duhet të fokusohemi më shumë. Vitin e kaluar kemi impelementuar tek shkollat e mesme dhe tash këtë vit jemi fokusuar fillore duke i siguruar të gjitha shkollave qendër kreative ku kanë mundësi të rinjtë të kenë qasje në printerë 3D në little bita në bouta që me mujt me pas qasje në programim, trajnime të ndryshme çdo gjë që prek lidhje me TIK-un”, tha Lluka.
Kosovo Digitaly Ekonomy Code, është tjetër projekt, ku sipas Llukës, financohet me 30 milionë euro nga Banka Botërore.
“70 shkolla të mesme kanë përfituar vitin e kaluar nga 104 shkolla sa kanë qenë gjithsej për të gjitha ka pasur buxhet por s’ka pasur aplikacione nga të gjithë, Këtë vit jemi duke dashur me testu me 20 shkolla fillore fillimisht e pastaj gradualisht me u zgjeruar në të gjitha shkollat, kjo është në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Rol të rëndësishëm luan edhe infrastruktura duhet të ketë shteti infrastrukturë që e përkrahë normalisht këto iniciativa dhe për këtë kemi filluar projektin Kosovo Digitaly Ekonomy Code qe financohet nga Banka Botërore një vlerë 30 milion euro”, tha ai.
Lluka bëri të ditur se në qershor fillon projekti i financuar nga Komisioni Evropian 3 milionë euro.
“Ka të bëjë me ndërtimin e shkathtësive në fushën e TIK-ut kjo do të jetë potencial i mirë ku një pjese i dedikohet grave dhe vajzave dhe grave, është motivuese fakti që kemi bilanc grave dhe meshkujve në këtë sektorë. pra është sektorë që nuk bënë diskriminime vet fakti qe sot dominojmë dukshëm ndoshta mbi 90% ka vajza është me rëndësi dhe premtues për të ardhmen e këtij sektori”, tha Lluka, raporton EO.
Drejtoresha e Programit “IPKO Foundation”, Abetare Gojani, tha se përgjatë këtyre pesë vjetëve është shënuar rritje sa i përket përfshirjes së grave dhe vajzave në TIK.
“Ngjarja “Vajzat në TIK”, shënohet në më shumë se 171 vende, dhe është thirrje për të gjithë akterët, organizatat për të kontribuar për pjesëmarrje të vajzave të ngritin zërin e tyre. Përgjatë këtyre 5 viteve ka shënuar rritje të madhe të interesimit. Në vitin e parë kemi pasur vetëm 87 te interesuara për pjesëmarrje. Në këtë ngjarje sot kemi më shumë se 800 vajza dhe gra të regjistruara në këtë aktivitet”, tha Gojani.
Drejtoresha e RIT Kosova, Ylberina Morina -Mala, tha se përmes këtyre konferencave janë mundësuar edhe punësime te përhershme. Për këtë ajo ka falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
“Jam krenare që RIT vazhdon të avancoj gratë dhe vajzat në TIK. Kanë qenë Mbi 300 vajza në projekte të ndryshme dhe ka punësuar më shumë se 70 vajza në punë të përhershme ne jemi te përkushtuar të ju nxisim juve në avancimin në TIK. Përmes konferencave të tilla transmetojmë mesazhe pozitive. Lajmi i mirë është se në nivele qeveritar kemi mbështetje të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik”, tha Morina-Mala, raporton EO.
Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, tha se kur gratë kanë sukses ka dhe Kosova.
Ajo bëri një krahasim duke thënë se Kosova nuk qëndron mirë në fuqinë punëtore dhe se është e njëjtë me at të Lindjes së Mesme.
“Kur gratë kanë sukses, Kosova ka sukses fatkeqësisht në fuqinë punëtore Kosova është e ulët. E dhimbshme dhe shokuese dhe shihet se është e njëjtë me at të Lindjes së Mesme, dhe duhet ndryshuar sa më shpejt, por ka shpresë për të përmirësuar proceset dhe kompanitë në TIK për të krijuar më shumë vende pune edhe intervenimet e USAID-it kanë qenë ku kemi trajnuar një numër të madh të grave. Unë vi nga një kohë më e vjetër dhe ende mësoj në përdorimin e telefonit të mençur. Ajo që dua është t’u inkurajoj që të bëni karrierë në TIK, dhe së bashku të bëjmë një zhvillim më të mirë në Kosovë”, tha Magno.
Menaxherja e projektit “UNWOMEN”, Linda Sanaja, tha se gratë nuk janë të përfaqësuara sa duhet në TIK.
“Gratë në sektorin e TIK s’janë të përfaqësuara sa duhet. Sot gratë përbëjnë vetë 1/4 në TIK. Arsyet kryesore për penguarjen e grave janë karriera stereotipet. Inkurajimi i grave dhe vajzave mundë të ndryshojë në këtë perceptim madje edhe përtej. Ndryshimi i steritipeve duhet të filloj qysh në moshë të re. Për ketë arsye jemi këtu të inkurajojmë të bëni atë që doni. Kosova është e fokusuar për të promovimin e grave në TIK”, tha Sanaja.