Lojtarët duan që Lopetegui të qëndrojë

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Nëse Julen Lopetegui e humbet punën e tij atëherë kjo nuk do të jetë për shkak të mbështetjes së vogël në zhveshtore. Pak herë në historinë e Real Madridit lojtarët kryesor të skuadrës kanë shkuar kaq hapur në përkrahje të trajnerit që është nën presion.

Të gjithë ata që kanë pyetur për situatën e baskut kohëve të fundit, e që kanë qenë shumë prej tyre, kanë folur pozitivisht dhe kanë këshilluar atë që të përfundoi atë që ka nisur.

Në fund të ditës, megjithatë, e ardhmja e trajnerit varet nga rezultatet dhe nëse lojtarët e duan atë më të vërtetë për ta ruajtur karrigen atëherë ata duhet të fitojnë.

Ata kanë arritur që të fitojnë kundër Viktoria Plzen të martën në mbrëmje në Ligën e Kampionëve dhe tani ata kanë për detyrë që ta bëjnë këtë edhe në vizitën e tyre në Camp Nou.

Lojtarët janë në dije për këtë që nëse ata fitojnë atëherë do të ishin vetëm një pikë pas rivalëve të tyre të Katalonisë për titull kampioni, kështu që kjo do të thoshte shumë për ndeshjet e radhës.

Ata duan që ti marrin tri pikë për të ruajtur aspiratat për fitim të LaLigas dhe ta ndihmojnë trajnerin e tyre për të cilin ata kanë respekt.

Tashmë dihet që shumica e lojtarëve të Spanjës në Real Madrid e njohin dhe i pëlqen puna Lopetegui, të cilën ai e bëri mirë edhe me La Roja.

Në fakt, klubi kishte konsultuar disa nga lojtarët e Spanjës që luajnë për Real Madrid pasi që Zidane ishte larguar dhe ata e kishin propozuar Lopeteguin.

Fillimisht ardhja e tij ishte e komplikuar, spanjollët kryen një detyrë duke lehtuar arritjen e tij dhe duke bindur lojtarët e skuadrës për të.

Nga perspektiva e trajnerit, ai u përpjek të jetë fer me disa nga ta, ashtu sikurse ka bërë Zidane dhe Carlo Ancelotti me parë.

Vedimet e tij të drejta dhe logjike e fituan besimin e lojtarëve, me menaxherin teknik që tërhiqej nga ndeshja inteligjente e Zidane.

Çdo herë ai kur ka mundësi i lavdëron lojtarët e tij në publik, përderisa mënyra si ka shikuar lojtarët dhe formën e tyre të dobët është një nga përgjegjësitë që ai bart, por që i ka diskutuar me lojtarët disa herë.

Për shkak të kësaj, pjesërisht edhe për thashethemet se Jose Mourinho dhe Antonio Conte nuk i bindin ata, lojtarët janë tërësisht në anën e Lopeteguit.

Tani ata do të bëjnë gjithçka për ta fituar El Clasicon në mënyrë që të bindin edhe hierarkinë e klubit për këtë dëshirë të tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme