Jeta e Gabriel Jesus ka ndryshuar 180 gradë brenda një kohe shumë të shkurtër. Sulmuesi i Manchester Cityt, ka pasur një të kaluar të vështirë.
Gabriel Jesus në disa foto të publikuar nga e përditshmja “AS” shihet duke lyer trotuarin me ngjyra të flamurit të Brazilit.
Kjo gjë ka ndodhur para Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, saktësisht tre vite me parë, por sot ai bën një jetë krejtësisht tjetër pasi fiton miliona te gjigantët e Premier Leagues.
20-vjeçari u transferua nga Palmeiras te Manchester City në janar të këtij viti dhe ka qenë futbollisti më vendimtar në pjesën e dytë të sezonit te “qytetarët”.