Lojtari i Atletico Madridit ka rezultuar pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Renan Lodi i Atletico Madridit ka rezultuar pozitiv për coronavirus.

Sipas burimeve pranë lojtarit, Lodi tregoi simptoma të ndryshme të Covid-19 në fillim të marsit dhe i kishte treguar klubit.

Atlético Madrid bëri teste të mërkurën dhe Lodi nuk paraqiti ndonjë simptomë, por rezultati i testit ishte pozitiv.

Braziliani do të duhet të qëndrojë në karantinë për 10 ditët e ardhshme para se të bëjë një testin tjetër.

Thuhet se pesë lojtarë janë testuar pozitiv në dy kategoritë më të larta.

Të ngjashme