Londra nis luftanijen e tretë drejt Azi-Paqësorit

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 13:37 | Nga

Britania e Madhe nisi sot luftanijen e tretë drejt zonës së Azi-Paqësorit në kuadër të rritjes së tensioneve diplomatike me Korenë e Veriut, njoftoi gazeta britanike ”The Independent”.

Bëhet fjalë për luftanijen ”HMS Albion”, që do t’i bashkohet ”HMS Sutherland” dhe do të kontribuojë për garantimin e aplikimit të sanksioneve kundër Phenianit, përveç se do të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta me vendet aleate në rajon.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se edhe një tjetër anije luftarake ”HMS Argyll” ishte dërguar në rajon për të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta me Australinë, Malajzinë, Zelandën e Re dhe Singaporin.

Të ngjashme